Tre senatorët amerikanë, në takim me Presidenten Osmani
BKT
FOTO: Valmira Saraçi-Sahatçiu/RTK
Lajme

Tre senatorët amerikanë, në takim me Presidenten Osmani

Kanë mbërritur në Kosovë tre senatorët amarikanë. Këta janë Chris Murphy, Thom Tillis dhe Jeanne Shaheen. Ata mbërrijnë sot në Prishtinë.

Jeton Musliu / RTKlive.com

Pas Bosnje e Hercegovinës e Serbisë, ata tashmë janë edhe në Prishtinë.

Siç njofton gazetarja e RTK-së, Valmira Saraçi-Sahatçiu, tashmë senatorët amerikanë janë në takim me Presidenten e Republikës, Vjosa Osmani.

No description available.

Pritet që pas këtij takimi, senatorët të mbajnë edhe një konferencë për media.

Në Aeroportin e Prishtinës, senatorët i priti Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffry Hovenier i cili deklaroi se është i kënaqur me këtë vizitë.

Ai i cilësoi senatorët si avokatë që për një kohë të gjatë u angazhuan për pavarësinë e Kosovës, sovranitetit dhe integrimeve euro-atlantike.  

No description available.

Tre senatorët po qëndrojnë në rajon në kohën e agresionit rus në Ukrainë dhe shqetësimeve për ndikimet e konfliktit edhe në Ballkanin Perëndimor.

Pritet që gjatë qëndrimit në Kosovë, ata të takohen me zyrtarët më të lartë të shtetit.


MË SHUME NGA Lajme