“Dua ta shoh Pogba-n sërish në fanellën e Juventusit”
BKT
Sport

“Dua ta shoh Pogba-n sërish në fanellën e Juventusit”

Presidenti i Olympique Marseille, Pablo Longoria e pranon se do të dëshironte të shihte Paul Pogba sërish në fanellën e Juventusit.

Fatmir Bytyqi /RTKLive.com

Mesfushori francez duket se është i vendosur që në fund të këtij sezoni të largohet nga Manchester Unitedi.

Pogba është i lidhur me transferimin tek PSG-ja, Real Madridi, Newcastle si dhe me rikthimin në ish-klubin e tij, Juventus.

Pogba apo Sanches te Juve?

Longoria, i cili është një tifoz i madh i Juvës, i pyetur se mes Pogba-s dhe mesfushorit të Lille, Renato Sanches, cilin do ta zgjidhje për mesfushën e torinezëve, ai preferon Pogban.

“Mes Renato Sanches dhe Pogba-s për mesfushën e Juventusit? “Si një juventin, do të thosha Pogba”.

PSG raportohet se është destinacioni më i mundshëm i reprezentuesit francez. Madje, thuhet se parisienët janë duke përgatitur një ofertë joshëse për Pogba-n.