Pas tetë vjetëve RTKLive publikon lajme për komunitetet tjera joshumicë
BKT
Lajme

Pas tetë vjetëve RTKLive publikon lajme për komunitetet tjera joshumicë

Në kuadër të reformave që janë ndërmarrë dhe po vazhdojnë në njësinë e Mediave Online në Radiotelevizionin e Kosovës, pas një periudhe pothuajse tetë vjeçare, RTK ka filluar me publikimin e lajmeve të komuniteteve jo shumicë në gjuhën boshnjake, turke dhe rome, në platformën online të RTK-së, rtklive.com.

Kjo nismë është bërë në përputhje me kërkesat e Bordit për të zbatuar Ligjin për RTK-në,  i cili e obligon RTK-në për realizimin e të drejtave kushtetuese të komunitetit serb dhe komuniteteve tjera jo shumicë në lidhje me ofrimin e informimit publik dhe shpërndarjen e përmbajtjes se ofruar nga transmetuesi publik. 

RTK-ja ishte kritikuar në Raportin për Kosovën nga Komisioni Evropian, të publikuar në vitin 2021, për mungesë të konsistencës në programet e gjuhëve jo-shumicë dhe praninë e dobët  të RTK-së në internet.

Prandaj edhe ky angazhim është  vazhdimësi e punës për ta përmirësuar situatën dhe funksionimin sa më të mirë të transmetuesit publik të Kosovës.

RTK do të mbetet e përkushtuar për të përmbushur misionin e saj në informimin, edukimin dhe argëtimin për të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim etnie në përputhje me Ligjin për RTK-në dhe Kushtetutën e Kosovës. 


MË SHUME NGA Lajme