Sonte në RTK PRIME, debatohet për arsimin
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, Rinor Qehaja nga Instituti ‘Edgard’ dhe analistja Arta Tahiri Beqa, do të diskutojnë sonte mbi këtë temë, e cila vazhdon të mbetet aktuale, pavarësisht zhvillimeve të ndryshme.
Sonte në emisionin “RTK PRIME” do të diksutohet mbi situatën në arsimin në vend.
Protestat e fundit të nxënësve që kërkojnë cilësi më të mirë e ato të mësimdhënësve që kërkojnë paga më të larta, do të jenë çështjet që do të diskutohen sonte në emisionin kryesor të mbrëmjës në RTK.
Të ftuarit e moderators Fitore Rexhepi, janë drejtues të arsimit dhe analistë.
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, Rinor Qehaja nga Instituti ‘Edgard’ dhe analistja Arta Tahiri Beqa, do të diskutojnë sonte mbi këtë temë, e cila vazhdon të mbetet aktuale, pavarësisht zhvillimeve të ndryshme.
Emisioni fillon në orën 20:15 në RTK1.























