Nagavci: Nuk është kohë e ultimatumeve, por e angazhimeve të të gjithëve
BKT
Lajme

Nagavci: Nuk është kohë e ultimatumeve, por e angazhimeve të të gjithëve

Kohëve të fundit po aktualizohet çështja e arsimit në Kosovë. Kështu u organizuan protesta nga ana e nxënësve, që kërkojnë cilësi më të mirë e ato të mësimdhënësve, që kërkojnë paga më të larta.

Lidhur me këtë çështje ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci,  në “RTK Time” deklaroi se është duke u angazhuar që të përmirësojë kushtet e punës në shkolla, në mënyrë që të arrihet cilësia në mësim, por edhe paga e mësimdhënësve të jetë më e dinjitetshme.

Lidhur me grevën, që pritet të organizohet nga SBASHK-u, ministrja Nagavci sqaroi se nuk është opsion që duhet diskutuar.

”Kërkesa që të jemi bashkë me nxënësit dhe për nxënësit, që të mos u mohohet e drejta për shkollim, duhet të jetë e përbashkët”, theksoi ajo.

Lidhur me arsyeshmërinë e grevës së SBASHK-ut, Arta Tahiri Beqa, analiste, deklaroi se asnjë nuk janë dakrod që fëmijët të humbin mësimin.

Ajo, mes tjerash, përkujtoi kohën e pandemisë, që shkaktoi dëme të mëdha në procesin mësimor, duke theksuar rëndësinë e pranisë së nxënësve në shkollë.

”Do të doja që greva e SBASHK-ut të mos mbahet tani, por më vonë, sepse mbajtja e grevës tani do t'i dëmtonte  nxënësit të përgatiten për testin e arritshmërisë, e shumë çështje të tjera”, shtoi ajo.

Ndërsa Rinor Qehaja, nga Instituti EDGUARD, theksoi se ndërprerja e procesit mësimor është në dëm të nxënësve. Ai, më tej, shprehu optimizmin se nuk do të ketë grevë të mësimdhënësve, duke logaritur në vullnetin e palëve për të gjetur një mirëkuptim për situatën në të cilën gjendet vendi.

Për më tepër ndiqni videon:


MË SHUME NGA Lajme