“Imazhi i ditës” sot trajton disa tema
BKT
Lajme

“Imazhi i ditës” sot trajton disa tema

Përveç  lajmeve të fundit që transmetohen në orën 17:00, në kuadër të këtij emisioni, nga ora 17:05, i ftuar i gazetares  Gentiana Begolli-Pustina, është deputeti Armend  Zemaj.

Me deputetin Zemaj do të  flitet për disa tema aktuale siç janë bisedimet Kosovë-Serbi, ku një ditë më parë nuk u arrit marrëveshja për targat. Cili është qëndrimi i LDK-së në lidhje me këtë çështje?

Gjithashtu do të diskutohet dhe për zhvillimet e fundit të brendshme, si formimi i Komisionit Hetimor parlamentar për energjinë apo  vendimin e  fundit të Qeverisë që paratë e kursimeve në Trustin Pensional, të mos preken nga një tërheqje e dytë.

Si  çdo ditë tjetër, nga e hëna në të premten,  emisioni  “Imazhi i ditës”  vjen me informacione dhe intervista.

 


MË SHUME NGA Lajme