Pak ditë nga tragjedia në familje, CR7 përgatit rikthimin në fushë
Vetëm pak ditë kanë kaluar që nga momenti kur Cristiano Ronaldo ndau me botën lajmin e dhimbshëm të vdekjes së djalit të tij të porsa lindur.
Portugezi duket të jetë duke e kaluar pak nga pak dhimbjen e madhe teksa është rikthyer në stërvitje me skuadrën, duke përgatitur kështu rikthimin në fushë në ndeshjen e kësaj jave kundër Arsenalit.
Rikthimi i Ronaldos në stërvitje ditën e djeshme duket të ketë qenë një faktor i mjaftueshëm për grumbullimin e tij nga ana e trajnerit Ralf Ragnik, i cili deklaroi rikthimin e 37-vjeçarit në listën e të grumbulluarve për sfidën e kësaj të shtune.

“Cristiano Ronaldo është i gatshëm të luaj. Ai është stërvitur me në dhe ka dhënë garancitë e duhura për ta hedhur në fushë”, kanë qenë fjalët e trajnerit të Unitedit.
Mbetet për t’u parë nëse Ronaldo do ta nis sfidën nga minuta e parë, apo do të mjaftohet vetëm me disa minuta në fundin e takimit.























