Bie interesimi për vaksinim anticovid
Ndonëse janë bërë fushata vetëdijesimi për imunizim, numri i qytetarëve të komuniteteve rom, ashkali e egjiptian është i ulët.
Besiana Mulaj/RTK
UNICEF, në bashkëpunim me organizatën `Balkan Sunflowers`, me qëllim të ngritjes së vetëdijes për rëndësinë e vaksinimit të rregullt, po realizojnë vizita derë më derë.
Vajzat vullnetare, që i përkasin po këtij komuniteti, kanë marrë përsipër të ndihmojnë bashkëqytetarët që t’i bindin se vaksinimi është shumë i rëndësishëm për jetë të shëndetshme.
Mungesa e informatave dhe hezitimi për t’u vaksinuar e ka vështirësuar punën e tyre e të pakta janë rastet që mirëpriten.
“Vaksinimi është prioritet dhe duhet të gjithë të vaksinohen me kohë”, theksoi, Shukrije Stolla, aktiviste vullnetare
“Arsye është se jo unë nuk i dinë komplikimet që mund t’i ketë, nëse nuk vaksinohen dhe se nuk dinë ta dallojnë vaksinën e rregullt me atë të covid-it. Nga 200 familje që janë vizituar, janë vaksinuar 150 fëmijë”, deklaroi ajo.
Kjo fushatë është aktualizuar për shkak të mosinteresimit për vaksinim viteve të fundit.
“Ka pasur një rënie viteve të fundit te të gjithë dhe ka ndikuar edhe pandemia, por kjo fushatë, derë më derë, nga ekipet mobile po e lehtësojnë procesin”, deklaroi Artan Asllani, Balkan Sunflowers
Ndërkohë do të vendoset edhe një ekip mobil gjatë javës së imunizimit, në mënyrë që të mundësohet vaksinimi për qytetarët që nuk kanë mundësi të shkojnë në shtëpitë e shëndetit për shkak të kushteve të rënda ekonomike.























