Përkujtohen 22 dëshmorë
Islam Haxhiu/RTK
3 prilli i vitit 1998 shënon njërën ndër ngjarjet më të dhimbshme, por njëkohësisht më të lavdishme të luftës së UÇK-së.
Gjatë bartjes së armatimit, në kufirin shqiptaro- shqiptar, mbi Koshare, ranë 22 dëshmorët e parë të fshatrave Hereq, Sllup dhe Dujakë.
Edhe pse prita e forcave serbe ishte e befasishme, heroizmi i luftëtarëve trima të UÇK-së, ishte i lartë. Ata nuk u dorëzuan edhe me çmimin e jetës, por historikisht i rezistuan pusisë së forcave ushtarake serbe.

Ne 24 vjetorin e rënies se tyre, vepra dhe sakrifica e dëshmorëve të kombit, u nderua nga familjarë, bashkëluftëtarë dhe veteranë të luftës së UÇK-së dhe përfaqësues të institucioneve lokale.
Homazhe e nderime për të rënët beri edhe ministri i FSK-së Armend Mehaj.-























