Arsenali fiton derbin anglez, Xhaka realizon super-gol
Fatmir Bytyqi /RTKlive.com
Arsenali ka triumfuar në derbin anglez, duke mundur Manchester Unitedin, me rezultat 3-1, sot në ‘Emiratës’, sfidë kjo e zhvilluar në kuadër të javës së 34-të të Premier Leagues.
Dueli mes rivalëve të vjetër anglez, ka dhënë një super-ndeshje dhe katër gola të shënuara.
Mesfushori kosovar i Arsenalit, Granit Xhaka ka rigjetur rrugën e golit duke realizuar një super-gol në minutën e 70-të për rezultatin 3-1, derisa nga një gol për londinezët shënuan Tavares (3’) dhe Saka (32’ pen), kurse, golin e nderit për skuadrën mike e realizoi Cristiano Ronaldo (34’).
Me këtë fitore, Arsenali mban vendin e katërt me 60 pikë të tubuara, pozitë kjo që çon në Ligën e Kampionëve, kurse, United pas kësaj humbje, zbeh gjasat për të siguruar një vend në zonën e Championsit.























