Ulpiana ndal Ballkanin, fitojnë Drita dhe Llapi
BKT
Sport

Ulpiana ndal Ballkanin, fitojnë Drita dhe Llapi

Fatmir Bytyqi /RTKlive.com

Kanë përfunduar tri ndeshjet e javës së 30-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Ballkani nuk ka mundur të marrë më shumë së një pikë në transfertë tek Ulpiana, duke luajtur baras 1-1.

Egzon Qerimi (20’), zhbllokoj ndeshjen duke kaluar nikoqirët në epërsi prej 1-0, kurse, Meriton Korenica (45’), barazon shifrat në 1-1, rezultat më të cilin edhe u mbyll kjo sfidë interesante.

Pas këtij barazimi, Ballkani është edhe një hap më afër titullit të kampionit, pasi tani ka 64 pikë, nëntë më shumë se ndjekësit Gjilani e Drita.

Llapi, i cili akoma shpreson në garën për titull të kampionit, ka marrë tri pikë të rëndësishme në udhëtim tek  Feronikeli, duke fituar me rezultat 0-2.

Edon Sadriu (5’) dhe Festim Alidema (19’), shënuan nga një gol për fitoren e llapjanëve, skuadër kjo që tani ka 50 pikë në vendin e katërt, derisa Nikli tashmë është përshëndetur nga elita e futbollit tonë.

Pikët e plota këtë xhiro, i ka arkëtuar edhe Drita e cila mundi Malishevën, me rezultat 3-1, falë një goli të Almir Ajzerajt (60’),  Hamdi Namanit (75’), dhe Ardit Tahiri (90+7’), kurse, golin e vetëm për skuadrën e Arsim Thaqit e shënoi Hasan Hysenin (48’).

Drita pas kësaj fitore, ka 55 pikë aq sa ka edhe Gjilani, nëntë me pak se lideri i tabelës, Ballkani.