Kështu duket tabela e Superligës pas tri ndeshjeve të sotme
Fatmir Bytyqi /RTKlive.com
Me tri ndeshjet e zhvilluara sot, tabela e Superligës vjen me disa ndryshime.
Pavarësisht barazimit me Ulpianën (1-1), megjithatë, Ballkani mbetet në krye të tabelës me 64 pikë të tubuara, nëntë më shumë se Drita dhe Gjilani, por kjo e fundit në rast se fiton nesër, atëherë diferenca në pikë ngushtohet në vetëm gjashtë pikë.
Llapi edhe pas fitores në udhëtim tek Feronikeli (0-2), mbetet në vendin e katërt 50 pikë, derisa Nikeli edhe matematikisht i thotë lamtumirë Superligës.
Ulpiana me barazimin (1-1) me Ballkanin, akoma shpreson se do të kap pozitën që çon në barazh, edhe pse ky është një mision tepër i vështirë për skuadrën nga Lipjani pasi tashmë në fazën përfundimtare të garave.
Ulpiana renditet e parafundit me 25 pikë, tetë më pak se Dukagjini që është në zonën e barazhit.
Kjo është renditja tabelore pas ndeshjeve të sotme:
























