17:52 / 23.04.2022
54 të infektuar me COVID-19 në Shqipëri
Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, njoftoi se në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 54 qytetarë të infektuar me COVID-19.
Sipas saj nga 1442 testime të kryera, pozitivë për Covid-19 kanë rezultuar 26 qytetarë në Tiranë, 5 në Vlorë, 4 në Fier, 3 në Kamëz, nga 2 qytetarë në Durrës, Lushnjë, Elbasan, nga 1 qytetar në Gramsh, Kolonjë, Tepelenë, Përmet, Gjirokastër, Konispol, Delvinë, Roskovec, Kurbin, Shkodër.
Janë 426 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 9 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 17 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,869 që nga fillimi i epidemisë.























