Nis superdueli Fury-Whyte, live në RTK
BKT
Sport

Nis superdueli Fury-Whyte, live në RTK

Fatmir Bytyqi /RTKlive.com

Gjithçka është gati për duelin e madh në boksin profesionist.

Fury-Whyte do të ndeshen sonte në ‘Wembley’, sfidë kjo që vjen  ekskluzivisht në Radio Televizionin e Kosovës (RTK). 

Kampioni në fuqi i Federatës WBC Tyson Fury duket gati për mbrojtjen e dytë të titullit të fituar 26 muaj më parë në Nevada ndaj boksierit të mirënjohur nga Shtetet e Bashkuara Deontay Wilder.

Ky duel ka zgjuar interesim të jashtëzakonshëm në gjithë planetin derisa plot 94 mijë tifozë do të jenë në “Wembley” aty ku edhe do të zhvillohet meçi.

Në anën tjetër miliona njerëz do ta ndjekin përmes ekraneve televizive, derisa transmetimi i drejtpërdrejtë do të jetë pothuaj në çdo shtet të Evropës.

Adhuruesit e boksit në Kosovë këtë ndeshje të madhe do të kenë mundësi ta shohin në RTK.