Fury: Fitoren ia dedikoi Anglisë time
BKT
Sport

Fury: Fitoren ia dedikoi Anglisë time

Fatmir Bytyqi /RTKlive.com

Tyson Fury është shprehur i lumtur me fitoren kundër Dillian Whyte.

Boksieri britanik mundi Whyte në ‘Wembley’ të Londrës në stadiumin e stërmbushur.

Fury në rundin e gjashtë nokautoi kundërshtarin duke e mbrojtur titullin e kampionit në WBC.

Ai pas këtij meçi tha se fitoren ia dedikon Anglisë. Fury falënderoi trajnerin dhe tifozët për përkrahjen e madh që po i japin në vazhdimësi atij.

“Fitoren ia dedikoi Anglisë time. Ju falënderoj nga thellësia e zemrës që ishit sonte me mua. Falënderoj trajnerin tim, ky është njëri që me ka bërë të tillë”, tha Tyson.