Drama njerëzore në “Nomadland”
Foto: Nomadland
Magazina

Drama njerëzore në “Nomadland”

Jeton Musliu / RTKlive.com

Njihuni me Fern, gruan nëpërmjet së cilës, portretizohet një nga periudhat më të rënda të ekonomisë amerikane, në fillim të këtij shekulli.

Njihuni me Fern, gruan nëpërmjet së cilës, portretizohet një nga periudhat më të rënda të ekonomisë amerikane, në fillim të këtij shekulli. Bëhet fjalë për krizën ekonomike të vitit 2008.

Nga recesioni i madh ekonomik, miliona njerëz në SHBA, humbën shtëpitë e pronat e tyre. Ata u detyruan të jetojnë në furgonë, të bëjnë punë ngado që mundën dhe të bëjnë jetë nomadësh. “Nomadland”-këtë emër mban edhe filmi i bazuar në raste të vërteta, prodhim i vitit 2020, e që fitoi edhe çmimin Oscar.

Filmi nuk ka efekte speciale, por i gjjthi është një dramë njerëzore. Në kohë të liga, del në pah shpirti njerëzor, solidariteti, krijimi i lidhjeve me persona me të cilët nuk i njeh, por papritur të bëhen të afërm. Rrugët e të gjithëve sa janë të njejta, aq janë edhe të ndryshme.

Të gjithë shkojnë diku, por asnjë nuk shkon askund. Kështu, pavarësisht se të gjithë mund të jenë në një situatë të njejtë, sfidat njerëzore të secilit, janë nga një dramë në vete.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa