Superliga vjen sot me dy superduele, live në Radio Kosova
BKT
Sport

Superliga vjen sot me dy superduele, live në Radio Kosova

Fatmir Bytyqi /RTKlive.com

Pas tri ndeshjeve të djeshme, Superliga e Kosovës në futboll, vazhdon sot me duele tejet interesante.

Kryendeshja luhet mes rivalëve të vjetër, Prishtinës dhe Drenicës, sfidë kjo e rëndësishme për të dy ekipet pasi që pikët janë shumë të rëndësishme nga ky duel në luftën për t’i ikur barazhit.

Interesant pritet të jetë edhe përballja mes Dukagjinit dhe Gjilanit. Klinasit po ‘luftojnë’ më të gjitha forcat për t’i ikur barazhit, derisa gjilanasit akoma shpresojnë në garën për titull të kampionit.

Superliga/Java e 30-të

Sot takohen:

Prishtina-Drenica

Dukagjini-Gjilani

Sfida mes Dukagjinit dhe Gjilanit nis në orën 13:30, kurse, takimi Prishtina-Drenica nis gjysmëorë më vonë.

Të dy ndeshjet transmetohen në Radio Kosova.