Dukagjini mposht Gjilanin, bën hapin e madh në ‘luftën’ për mbijetesë
BKT
Sport

Dukagjini mposht Gjilanin, bën hapin e madh në ‘luftën’ për mbijetesë

Fatmir Bytyqi /RTKlive.com

Dukagjini ka marrë tri pikë të arta në garën për mbijetesë në elitën e futbollit tonë, duke mundur Gjilanin, me rezultat 2-0, sot në kuadër të javës së 30-të.

Klinasit dhe gjilanasit u ballafaquan në Klinë, në një sfidë tejet të rëndësishme për të dy skuadrat.

Skuadra e Armend Dallkut, ia doli të arkëtojë pikët maksimale në ‘luftën’ për të siguruar qëndrimin në Superligën e Kosovës, derisa Gjilanit i Ismet Munishit pas kësaj disfate, ka bërë edhe një hap fals në garën për kreun e tabelës.

Altin Mërlaku ishte njeriu i ndeshjes, duke shënuar dy golat e fitores për Dukagjinin në minutën e 33-të përkatësisht 35-të.

Pas kësaj fitore, Dukagjini ka 36 pikë dhe ngjitët në vendin e shtatë, derisa Gjilani mbetet në pozitën e tretë me 55 pikë, nëntë më pak se lideri i tabelës, Ballkani.