Aktori Sean Penn finalizon divorcin nga Leila George
Magazina

Aktori Sean Penn finalizon divorcin nga Leila George

Martesa e tyre e shkurtër zgjati vetëm një vit.

Dje një gjykatës ka nënshkruar finalizimin e divorcit të Sean Penn nga aktorja Leila George, raporton rrjeti TMZ.

Çifti u martuan në korrik 2020 por George depozitoi kërkesën e divorcit në tetor 2021.

Aktori fitues Oskari ka treguar më herët sesi bën veten me faj për prishjen e martesës.

Në një intervistë të kohëve të fundit ai ka thënë: “Është një grua që e dua shumë, Leila George, të cilat tani e takoj vetëm nganjëherë pasi e prisha martesën”.

“Teknikisht kishim qenë të martuar për një vit, por ishte njësoj sikur të ishte prej pesë vjetësh, jam treguar shumë neglizhent”, shtonte ai.

61 vjeçari Penn, thotë se nuk e ka tradhtuar aktoren 30 vjeçare australiane, e cila ka prindërit gjithashtu aktorë Vincent D’Onofrio e Greta Scaçhi — por pranonte konsumin e alkoolit dhe të qetësuesve në doza të mëdha.

“Më parë i lejoja vetes të mendoja se kisha një vend shumë të rëndësishëm kudo, dhe kjo përfshinte dhe të qenit në depresion duke konsumuar alkool e qetësues deri në 11.00 të mëngjesit”, tregon ai.

Kohet e fundit Penn ishte në Ukrainë në formë aktivizmi në mbështetje të Kievit por u largua pas disa kërcënimeve të marra.

Kjo ishte martesa e tretë e aktorit të filmit “Milk”, i cili ka qenë më parë i martuar me Madonna nga viti 1985 deri në 1989 dhe me aktoren e serialit “House of Cards” Robin Wright nga viti 1996 deri në 2010.

Ai ka dy fëmijë me 56 vjeçaren Wright, bijën Dylan, 31 vjeçe dhe djalin Hopper, 28.

Penn ka qenë çift gjithashtu me aktoren Charlize Theron nga 2013 deri në verën e 2015.

 

 

Foto: Getty