Osmani uron Macron
BKT
Faqja në FB e Presidentes Vjosa Osmani
Lajme

Osmani uron Macron

E.H

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar rizgjedhjen e Emmanuel Macron, në krye të Presidencës së Fracës.

Osmani në Twitter, ka shkruar se pret forcim të bashkëpunimit dhe thëllim të mardhënieve mes Kosovës dhe Francës.

“Unë e përgëzoj Presidentin Emmanuel Macron në rizgjedhjen e tij sonte. Pres me padurim forcimin e bashkëpunimit dhe thellimin e marrëdhënieve tona të shkëlqyera dypalëshe. Mbështetja e tij është kyçe për rrugën tonë të qëndrueshme euroatlantike”, ka shkruar Osmani.

Macron ka garuar kundër kandidates së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.


MË SHUME NGA Lajme