Arrestohet vozitësi i arratisur, që aksidentoi këmbësoren në Fushë Kosovë
Albulena Sejdiu/ RTKlive
Policia arrestoi sot të dyshuarin i cili me automjetin e tij, ishte përfshirë në aksidentin e ndodhur dje në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ku është lëndua rëndë një këmbësore.
Fillimisht nga hetuesit është përcjelljë automjeti i dyshuar, derisa ka arritë në një autoservis në Çagllavicë. “Ka qenë reagimi i shpejtë i hetuesve ai që ka mundësuar arrestimin e personit të dyshuar si dhe konfiskimin e automjetit të tipit Opel Corsa i cili ishte i dëmtuar”, deklaron policia. Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, rasti do të përcillet në koordinim me prokurorin e shtetit.
Vajza e lënduar, 20 vjeçare, ndodhet në gjendje të rëndë në QKUK. Mjeku Naser Syla, drejtor në Qendren Emergjente, konfirmoi për RTK se e lënduara është në rrzik për jetë. Aksidenti ndodhi të dielen rreth orës 11:00 në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë. Këmbëdorja po kalonte rrugën, derisa automjeti që vinte nga Prishtina në drejtim të Fushë Kosovës e goditi atë.
























