Superliga rikthehet këtë mesjave, spikat derbi Ballkani-Drita
BKT
Sport

Superliga rikthehet këtë mesjave, spikat derbi Ballkani-Drita

Fatmir Bytyqi /RTKlive.com

Pas ndeshjeve të fundjavës që lamë prapa, Superliga e Kosovës në futboll, rikthehet në mesjave me ndeshjet e javës së 31-të.

Kryendeshja do të luhet në Suharekë, ku lideri i tabelës, i bën ‘konak’ Dritës së Gjilanit. Kjo sfidë parashikohet të sjellë ndeshje interesante, ku Ballkani synon pikët e plota në mënyrë që praktikisht të prek titullin e kampionit, e që do të jetë i pari në historinë e këtij klubi.

Joshëse do të jetë padyshim edhe dueli mes Gjilanit dhe Prishtinës. Gjilani synon tu kthehet fitoreve në përballje me Prishtinën, kjo e fundit në Gjilan udhëton me ambicie që të marr rezultat pozitiv në garën për t’i ikur barazhit.

Padyshim se interesant pritet edhe ballafaqimi mes Malishevës dhe Llapit, sfidë kjo që luhet në stadiumin “Liman Gegaj”.

Superliga / Java e 31-të

Takohen:

Drenica-Ulpiana

Dukagjini-Feronikeli

Ballkani-Drita

Gjilani-Prishtina

Malisheva-Llapi