Tahiri konsideron se me plan serioz Kosova do të antarësohej në KE
BKT
Lajme

Tahiri konsideron se me plan serioz Kosova do të antarësohej në KE

U. Krasniqi

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se e ka parë prej afër se sa e rëndësishme është që Kosova ta përfundojë sa më shpejt aplikimin për në Këshillin e Evropës.

Ai ka marrë pjesë në sesionin plenar të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës si dhe në dy komisione.No description available.

"Sot, gjatë ditës, si në sesionin plenar të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, po ashtu edhe në dy komisione, atë për çështje sociale dhe Komisionin e partive anëtare të EPP-së, pash për së afërmi se sa e rëndësishme është që Kosova ta përfundojë aplikimin sa më shpejtë. Përkundër faktit që diskursi i diskutimit në Këshill ishte Ukraina, e shoh si shumë të mundshme me një plan serioz, me një komunikim strategjik që Kosova të bëhet anëtare", ka shkruar Tahiri në rrjetin social Facebook.

Kosova deri më tash nuk është anëtare e plot organizatave të rëndësishme ndërkombëtare.  Antarësimi i Kosovës në KE është një temë e cila prej kohësh aktualizohet nga politika kosovare, porse ndikimi i Rusisë në këtë insitucion kishte qenë pengesë serioze për Kosovën për të bërë ndonjë hap konkret për antarësim. Me suspendimin e Rusisë nga Këshilli i Evropës për shkak të agresionit ndaj Ukrainës po kosiderohet moment i përshtatshëm për Kosovën. 


MË SHUME NGA Lajme