09:23 / 26.04.2022
Moti sot në Shqipëri
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se moti për ditën e sotme parashikohet i kthjellët me vranësira kalimtare.
Shi i dobët lokal dhe afatshkurtër në relievet e larta malore përgjatë vargmaleve. Mjegull e mjegullinë lokale në orët e mëngjesit.
Era do të fryjë me drejtim verilindje–veriperëndim dhe shpejtësi 1-7m/s si dhe dallgëzim në det me forcën 0-1 ballë.























