Pijet alkoolike pritet të rikthehen në stadiumet angleze pas 37 vjetësh
Tifozët në Angli së shpejti sërish do ta kenë mundësinë që gjatë një ndeshje të ekipit të tyre të zemrës të kosumojnë edhe pije alkoolike.
Sipas asaj që shkruan “Daily Mail”, qeveria britanike tashmë është dakorduar që ta rishikojë legjislacionin në fuqi përmes një pilot-programi, i cili do të prezantohet verën e ardhshme. Në bazë të këtij pilot-prorgrami parashikohet që pijet alkoolike të rikthehen në stadiumet e futbollit në pesë kategoritë e para të futbollit anglezë. Nëse ndodhë një gjë e tillë, atëherë pas 37 vjetësh tifozët anglezë do të kenë mundësinë që ta shijojnë pijen alkoolike duke shikuar futboll. Pijet alkoolike ishin ndaluar në bazë të një vendimi të qeverisë së drejtuar nga Margaret Thatcher në vitin 1985. Pas paralajmërimeve për rikthimin e pijeve alkoolike në stadiume ka reaguar edhe Policia britanike, e cila ka shprehur haptazi kundërshtimet e saj në rast të konfirmimit të një vendimi të tillë./B.H./























