Kim: Për raste urgjence kërkoni përshpejtimin e aplikimit për vizë
BKT
Shqipëri

Kim: Për raste urgjence kërkoni përshpejtimin e aplikimit për vizë

Ambasadorja Yuri Kim deklaroi sot se pas shpalljes së vizës 10-vjeçare për shqiptarët, ambasada e SHBA-së për raste urgjence informon qytetarët se mund të kërkojnë përshpejtimin e aplikimit për vizë.

“Pas shpalljes së vizave 10-vjeçare për shqiptarët dhe lehtësimit të kufizimeve të COVID-it në udhëtime, ka pasur rritje të aplikimeve për viza, gjë që ka sjellë pritje të gjata për intervista”, shprehet Kim.

Ambasadorja Kim thekson se, “ne e dimë se kjo është frustruese dhe stafi ynë konsullor po punon fort për të shkurtuar kohën e pritjes. Në raste urgjence të vërteta (për shembull trajtim mjekësor, vdekje familjare, programe studentore ose shkëmbimi me afate të caktuara).

“Ju lutemi kërkoni proces të përshpejtuar kur të aplikoni. Ju gjithashtu mund të shkruani në adresën [email protected] PASI të keni bërë kërkesën për proces të përshpejtuar.”, shkruan Kim. /ATSh


MË SHUME NGA Shqipëri