06:55 / 27.04.2022
Kurrikulat e avancuara por jo edhe kabinetet e informatikës në disa shkolla
Enver Gashi/ RTK
Kurrikulat mësimore janë të avancuara por implementimi i tyre nëpër disa shkolla mbetet sfidë, pasi jo të gjitha janë të pajisura me kabinete të teknologjisë informative veçanërisht në shkollat në periferi të qyteteve.
Sistemi arsimor në Kosovë kërkon që shkollat të jenë të pajisura me kabinete të teknologjisë informative. Shkollat në qendra të qyteteve janë ato që kryesisht janë të përfshira me pajisjet për teknologjinë informative, raporton RTK.
Java e fundit e muajit prill njihet edhe si java botërore e vajzave në teknologji e cila ka nisur të shënohet me aktiviteteve të ndryshme në Kosovë.























