Haxhiu: Marrëveshja me Danimarkën e trashëguar nga qeveria e kaluar
A.B / RTKlive.com
Komisioni për Integrim Evropian i Kuvendit të Kosovës, po mban mbledhje në të cilën po raporton Albulena Haxhiu-Ministre e Drejtësisë.
Në këtë mbledhje Haxhiu ka folur për Marrëveshjen mes Kosovës dhe Danimarkës për burgjet, e cila sipas saj ka qenë e trashëguar nga qeveria e kaluar, raporton RTKlive.com
“Danimarka ka problem me staf. Unë po çuditem me ish qeverinë e kaluar,kishe ne nuk kemi pasur njohuri për atë marrëveshje. Prandaj dje e kemi nënshkruar Traktatin me Danimarkën dhe tani fjalën e fundit e ka Kuvendi i Kosovës që duhet ta votojë atë, me këtë marrëveshja e fuqizon bashkëpunimin me Danimarkën. Ajo do të na përkrahje qoftë për liberalizim të vizave, apo edhe në fusha të tjera”, tha ajo.
Ndryshe në këtë mbledhje do të bëhet edhe shqyrtimi i raportit plotësues lidhur me Projektligjin për mbrojtjen e konkurrencës, nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-s, shqyrtimi i Projektligjit për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së dhe shqyrtimi i Projektligjit për pijet e forta alkoolike, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.























