Edicion Special në RTK-Ceremonia e varrimit të Madeleine Albright
BKT
Lajme

Edicion Special në RTK-Ceremonia e varrimit të Madeleine Albright

RTKlive.com

Nga ora 16:00,  RTK do të fillojë një edicion Special për këtë ngjarje, ku e ftuar është ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, Donika  Gërvalla, ish ambasadorët  e Kosovës në SHBA, Avni Spahiu e Vlora Çitaku si dhe do të ketë lidhje tjera të drejtpërdrejta

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe  Biden, do t’i drejtojë homazhet për nder të ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.

Sekretarja e 64 e Shtetit dhe e para grua në historinë amerikane në këtë post të lartë,  vdiq me 23 mars 2022.

Ceremonia qendrore do të mbahet në Katedralen Kombëtare të Washingtonit, me pjesëmarrjen e një numri të lartë zyrtarësh nga vendi e bota.

 Në ceremoninë mortore të Albright, do të marrin pjesë edhe presidentja  e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Ndërkohë, nga ora 16:00,  RTK do të fillojë një edicion special për këtë ngjarje, ku e ftuar është ministrja e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Donika  Gërvalla, ish ambasadorët  e Kosovës në SHBA, Avni Spahiu e Vlora Çitaku si dhe do të ketë lidhje tjera të drejtpërdrejta.


MË SHUME NGA Lajme