Trembëdhjetë raste të reja me Covid-19 në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se nga 822 testime, 13 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 250 doza të vaksinës kundër COVID-19, Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.825.708 doza të vaksinës, njofton MSH.
Deri më sot 821.889 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë kurse janë dhënë 101.327 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 822 testime, 13 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 23 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.454. Në total numri i rasteve aktive është 412, njofton kjo ministri.
























