Lavatriqe me `para` janë vendosur para Qeverisë nga aktivistë të PSD-së
BKT
Foto / Venera Xhoxhaj RTK
Lajme

Lavatriqe me `para` janë vendosur para Qeverisë nga aktivistë të PSD-së

Venera Xhoxhaj/ RTK

Zgjim Hyseni nga PSD-ja ka thënë se qëllimi i aksionit është përshkrimi i situatës së krijuar ditëve të fundit me siç ka thënë ai shpëlarjen e parasë ditëve të fundit.

 "Po bëhen një javë prej se ka ndodh skandali me ambasadorin e Kosovës në Kroaci dhe krejt pyesin e flasin por vetëm institucionet dhe eprorët e ambasadorit po heshtin. Dmth Ambasadori Martin Berishaj e ka hap një xhirollogari me vetëm veten e tij të punësuar dhe ka bërë tërheqje 600 mijë euro. Paret në dorë e pastaj në strajcë. Prejardhja e pareve Beogradi. Na e dimë që kushdo që bën tregti me Beogradin pavarësisht cila është kompania është e vështirë mos me ra në rrjetën monopol të së ashtuquajturës  mafi energjetike të Ballkanit" ka thënë Hyseni.

Ai  ka theksuar  kjo aferë nuk është e izoluar bazuar në atë se udhëheqësit e KEK-ut kanë qenë bashkë dhe kanë bërë negociata atje.

"Ata e pranuan vetë e këta njerëz nuk janë të PAN-it. Pra ky nuk është rast i izolim. Prandaj secila ditë që kalon e ambasadori rri në detyrë ne kemi të drejt me besuar se edhe Presidentja edhe Kryeministri Kurti janë të lidhur me këtë punë ndryshe s’ka kuptim heshtja", tha ai.


MË SHUME NGA Lajme