Drenica mposht bindshëm Ulpianën
BKT
Sport

Drenica mposht bindshëm Ulpianën

Drenica ka marrë tri pikë të rëndësishme në luftën për mbijetesë. Me rezultat 3-1skuadra nga Skenderaj shënoi fitore ndaj Ulpianës në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të.

Osman Mëziu (13’) dhe Armend Abazi (53’, 63’) shënuan golat e fitores për vendasit.

Elvis Ahmet (89’) shënoi golin e vetëm për mysafirët nga Lipjani.

Me këto tri pikë, Drenica ngritët në pozitën e shtatë në tabelë me 39 pikë të tubuara, derisa Ulpiana mbetet në pozitën e parafundit me 24 pikë.