Clinton përmend Kosovën, në ceremoninë mortore të Madeleine Albright
BKT
Lajme

Clinton përmend Kosovën, në ceremoninë mortore të Madeleine Albright

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ka përmendur Kosovën, në ceremoninë mortore të mbajtur në Katedralen Kombëtare në Washington, për vdekjen e sekretares së parë në historinë e ShBA-së, Madeleine Albright.

"Ne kaluam një ditë të bukur bashkë dy vjet më parë në Kosovë, 20 vjet pas konfliktit atje. Ecëm dorë për dore, në një ditë me diell qershori. Kishte plot njerëz në një vend të vogël si ai. Të gjitha gjërat që bëri për Kosovën dhe Bosnjën, i shohim në shumë mënyra. Ndaluam në një bulevard ku edhe e kishin ngritur një bust të bukur si dedikim për Sekretaren Albright. E shohim se trashëgimia e saj u nderua. Sot, ne kemi presidenten, kryeministrin dhe ish-presidenten e Kosovës këtu. Kemi ministrin e Jashtëm të Bosnje e Hercegovinës”, ka thënë ish presidenti amerikan Bill Clinton.

 


MË SHUME NGA Lajme