22:04 / 27.04.2022
RTK nesër përcjell rivotimin për deputetë në Tërnoc
Nesër në një vendvotim në Tërnoc të Preshevës do të përsëriten zgjedhjet për deputetë në Parlamentin e Serbisë!
RTK do të bëjë përcjelljen nga afër të këtyre votimeve. Ekipi i RTK-së do të raportojë vazhdimisht, pasi nga këto votime të përsëritura, pritet që Shaip Kamberi të fitojë mandatin e deputetit në Parlamentin e e Serbisë.
Të drejtë vote në këtë vendvotim kanë 1.200 qytetarë, kurse Kamberit i duhen vetëm 300 vota për ta fituar mandatin e deputetit.























