Shaip Kamberi pranë fitimit të mandatit të deputetit (E plotësuar)
Alban Selimi/ RTK
Zgjedhjet e përsëritura parlamentare në vendvotimin nr. 6 në Tërnoc të Madh të Bujanocit, kanë filluar sot nga ora 07:00 dhe do te mbahen deri ne ora 20:00.
Sipas Ragmi Mustafit, kryetar i Këshillit Nacional Shqiptar, deri në oët e pasdites, kanë votuar rreth 600 qytetarë, nga 1089 sa janë me të drejtë vote.
Zgjedhjet në këtë qendër po mbahen me vendim te Komisionit Republikan te Zgjedhjeve qe ka vendosur të përsëriten.
Në këtë qendër, votimi është anuluar me vendim të Gjykatës Administrative, nga 21 prilli, pas ankesës së Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës. Ankesa konsistonte ne shkelje te bëra ne procesin votues gjate zgjedhjeve te 3 prillit.
Te drejte vote në këtë qendër kanë 1089 qytetare derisa janë të nevojshme 650 vota që kandidati i Koalicionit te Shqiptareve te Luginës, Shaip Kamberi, të fitojë një ulëse në Parlamentin e Serbisë.
Sa i përket interesimit, shihet një mobilizim gjithëpartiak brenda koalicionit që të arrihen votat për një kandidat. Deri në orët e mbrëmjes kanë votuar rreth 600 qytetarë.
Me 03 prill, koalicioni kishte 9693 vota, por këto nuk siguruan asnjë mandat për Kuvendin e Serbisë. Në qendrën e votimit numër 6 ku sot po përsëritet votimi, me 3 prill kanë votuar 226 qytetare, me një pjesëmarrje prej 23 për qind.
Ora 16:30
Sot në një vendvotim në Tërnoc të Preshevës do të përsëriten zgjedhjet për deputetë në Parlamentin e Serbisë!
RTK do të bëjë përcjelljen nga afër të këtyre votimeve. Ekipi i RTK-së do të raportojë vazhdimisht, pasi nga këto votime të përsëritura, pritet që Shaip Kamberi të fitojë mandatin e deputetit në Parlamentin e e Serbisë.
Të drejtë vote në këtë vendvotim kanë 1.200 qytetarë, kurse Kamberit i duhen vetëm 300 vota për ta fituar mandatin e deputetit.























