EUCOM premton mbështetje për komandën e FSK-së
BKT
Lajme

EUCOM premton mbështetje për komandën e FSK-së

N.M, /RTKlive

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti sot në takim një delegacion të lartë të nënoficerëve të prirë nga Rreshteri majori Phillip Easton, Nënoficeri Madhor i Komandës Evropiane të Forcave Amerikane (EUCOM).

“Gjeneral Jashari e falënderoi delegacionin për mbështetjen e vazhdueshme për Korin e Nënoficerëve si dhe për planet e përbashkëta për zhvillimin e mëtutjeshëm, ai gjithashtu kërkoi mbështetjen e mëtutjeshme të nënoficerëve të Komandës Evropiane të Forcave Amerikane (EUCOM) në ushtrime dhe aktivitete të përbashkëta” njofton zyra për informim e FSK-së.

Në këtë njoftim thuhet se Rreshter majori Easton premtoi mbështetjen e komandës së tij për Forcën e Sigurisë së Kosovës  në ngritjen dhe avancimin e kapaciteteve në të gjitha fushat e veçanërisht atë të  Nënoficerëve.

Ndër të tjera në këtë takim u theksua rëndësia e Korit të Nënoficerëve për zhvillimin e ushtrisë sonë dhe roli kyç i tyre në funksionimin e zinxhirit komandues.


MË SHUME NGA Lajme