Broja të klubi i madh italian?
BKT
Sport

Broja të klubi i madh italian?

Fatmir Bytyqi /RTKlive.com

Sulmuesi shqiptar i Armand Broja duket se gjatë kësaj verë, do të bëhet me klub të ri.

Broja, i cili po shkëlqen këtë sezon të garave tek Southamptoni në huazim nga Chelsea, është duke u vëzhguar nga disa klube të mëdha evropiane.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, sulmuesi kuqezi është duke u kërkuar nga klubi i madh i Serisë A, Napoli.

Broja prej kohësh është cak i disa klubeve të angleze, por thuhet se tashmë Napoli ka hyrë seriozisht në garë për sulmuesin shqiptar.

Broja prej kohësh vëzhgohet nga AC Milan, pror tani janë edhe napolitanët që kanë shprehur interesim për yllin shqiptar.

Siç raportohet, Broja shihet si pasues Viktor Ozimhen. Krerët e Napolit thuhet se fillimisht synojnë t’i shesin disa lojtarë, e më pas të investojnë në transferimet e reja.

Broja mësohet se është në listën e klubit nga ‘Diego Maradona’.