Vazhdojnë përplasjet në Kuvend për formimin e Komisionit (E plotësuar)
BKT
Lajme

Vazhdojnë përplasjet në Kuvend për formimin e Komisionit (E plotësuar)

Muharrem Miftari/RTKLive

Seanca ka nisur sërish me fjalimet e deputetëve të Kuvendit të Kosovës lidhur me formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar.

Doarsa Kica Xhelili: Pse gjithë ky hezitim i votimit të propozimit të LVV-së

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LVV-së, Doarsa Kica Xhelili, deklaroi se në të gjitha fjalimet e sotme ende nuk dëgjova argument legjitim objektiv nga opozita lidhur me mungesën e domosdoshmërisë që të shtohen edhe objektivat e reja në Komisionin Hetimor Parlamentar.

Ajo më tej shoti se e vetmja gjë që dëgjova ishte afati kohor të Komisionit Hetimor, ku u vlerësua që 6 muaj janë pak që të hetohen një varg  problemesh

Tutje ajo theksoi se nëse ky është problemi, ne iu ofrojmë zgjidhjen duke ofruar mundësinë e amandamentimit të ligjit për zgjatjen kohore te procedimit.

Tutje, deputetja Doarsa Kica, shprehu habinë pse gjithë ky hezitim i votimit të propozimit të LVV-së për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar.

Ajo, duke u thirru në nenet e Kushtetutës lidhur me propozim-themelimin e komisioneve nga inicimet e deputetëve, mohoi të drejtën e opozitës në qëndrimet e tyre në të drejtën e themelimit të komisioneve, këtë rast të Komisionit Hetimor Parlamentar.

Xhavit Haliti: Ne jemi ata që duhet të ndryshojmë qasjen ndaj problemeve

Seanca ka nisur sërish me fjalimet e deputetëve të Kuvendit të Kosovës lidhur me formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar

Në vazhdimin e seancës parlamentare foli deputeti nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti, i cili shprehu keqardhje pse deri më tani gjithë këto,  siç tha ai,  prapësi për korrupsionin e nepotizmin nuk kanë shkuar në duart e Prokurorisë së Kosovës.

Duke shprehur habinë e krijimit të ngërçit për krijimin e dy komisioneve parlamentare për hetimin, njëri i propozuar nga PDK e tjetri me propozimin e LVV-së, ai shtoi se do të ishte e tejkalueshme kjo situatë sikur të gjendet një nga deputetët asnjanës që ta udhëhiqte komisionin, një nga ata deputetë që nuk e ka nënshkruar peticionin, por, theksoi më tutje ai,  praktika parlamentare e thotë se ai që ka propozuar themelimin e komisionit duhet ta udhëheqë atë komision.

Më tej, deputeti Haliti propozoi që të gjendet një zgjidhje që të tejkalohet kjo situatë, duke formuar komisionin e propozuar nga PDK, me kërkesën e 40 deputetëve, pastaj ta qesin në votim edhe komisionin e propozuar nga LVV e, pastaj, le të vendoset të procedohet më tutje, duke bërë thirrje që të kursehen nga fjalët fyese, etj.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, përplaset me deputetët e LVV-së

Seanca e Kuvendit edhe më tej vazhdon. Deputetët kanë shkuar në pauzë. Ndërkohë para se të shkonin në pushim, kryetari i PDK-së, Krasniqi deklaroi se kryeministri Albin Kurti, mund ta vonojë hetimin për energjinë, por sipas tij, nuk do t'ia dalë.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka adresuar një varg akuzash ndaj shumicës parlamentare në Kuvend për bllokim të komisionit hetimor parlamentar.

Ai gjatë seancës së Kuvendit, tha se kryeministri Albin Kurti mundet të vonojë Komisionin Hetimor Parlamentar për krizën energjetike, por jo ta ndalë.

 “Albin Kurti mund ta vonojë këtë hetim, ama nuk do ta ndalë. Ne s’po themi se janë bërë krime, por vetëm ka dyshime për keqpërdorime marramendëse", tha ai.

Duke iu kundërpërgjigjur propozimit të mazhorancës për Komisionin Hetimor, Krasniqi kërkoi nga pushteti të hetojë gjithçka çka ka ndodhur këto 20 vjet, pasi i ka të gjitha hallkat e pushtetit në dorë.

 “E keni pushtetin e plotë, ky ndikim i juaji është pothuajse absolut në secilën hallkë të pushtetit të Kosovës. Pse nuk po i hetoni krejt këto 20 vjet që keni akuzuar sa e sa kohë. Hetoni me Prokurori Speciale, me themelore, ministri dhe gjithçka tjetër. Hiç më larg, Mimoza Kusari-Lila është në bankën e të akuzuarve për atë të kaluar. Ironike është se unë jam i bindur se s’ka bërë asnjë faj, ndërsa ju jeni të bindur se ka shkelur ligjin dhe ka bërë krimin. Ashtu keni thënë të kaluarën, për KEDS-in që ka shitur lirë dhe për të njëjtin që ia keni dhënë 100 milionë euro subvencion”, deklaroi ai.

Gjatë fjalës së tij në foltore të Kuvendit, Krasniqi iu drejtua disa herë deputetëve të LVV-së, për çka i reagoi deputeti, Mirsad Shkreta, i cili aludoi se Krasniqi ka ardhur në Kuvend nga rruga.

Ministrja Rizvanolli: Investimet në energji janë ndërprerë nga planifikimet e gabaura ma herët

Në Seancën e Kuvendit të Kosovës u diskutua edhe për çështjen e energjisë, ku mori fjalën ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila tha se  investimet në energji janë ndërprerë për shkak të planifikimeve të gabuar ma herët

Ajo theksoi se rryma është importuar nga Serbia që nga viti 2000 deri më2014 e më pas ka vazhduar ta importojë KEDS-KESKO, etj., duke shtuar më tej se mbase Kommisioni Hetimor do ta sqarojë kush ka përfituar nga  privatizimi.

Haradinaj: Ministrja Haxhiu luan rolin e avokates

Drejtësia të zbatohet njësoj Fjala e ministres së Drejtësisë për rastin e ambasadorit Berishaj, ka shkaktuar reagime te deputetët në sallë.

I pari mori fjalën deputeti Abelard Tahiri, njëherësh  kryetar i GP të PDK-së. I cili tha se është e  paimagjinueshme deri ku kanë shkuar bartësit e institucioneve të shtetit  në mbrojtje të një ambasadori te Republikës  së Kosovës, që ende nuk ka  arritur ta mohojë këtë  skandal dhe sot ministrja e Drejtësisë del që ta justifikojë gjithë këtë skandal vërtetë është e pakuptueshme.

Deputeti Tahiri, mes tjerash,  shtoi se për ne , si Kosovë, është me rëndësi të dihen se ku kanë shkuar këto mjete. Të dihet se a është tradhti kombëtare kjo, duke shtuar se po keqpërdoret imuniteti diplomatik i shtetit tonë pyeti deputeti Tahiri.

Ndërkaq kryetari i GP të LDK-së , Arben Gashi duke i reaguar fjalës së ministres Haxhiu, deklaroi se ajo në të shkuarën në këtë Kuvend ka cilësuar si kriminel deputet tjerë dhe atë pa fakte.

Ai shtoi se ambasadori Martin Berishaj ka imunitet diplomatik dhe nuk mund të hetohet nga organet e shteteve tjera, sikundër është fjala për Slloveni e Kroacia.

Ndërsa Ramush Haradinaj shprehu habinë lidhur me nivelin e standardit të krijuar tani në Kuvend, duke iu drejtuar deputetëve në sallë se tani ministrja e Drejtësisë luan rolin e  avokates.

Ai, më tej, shtoi se ministrja Haxhiu do të duhej të deklaronte se drejtësia do të zbatohet për të gjithë njësoj.

Ministrja Haxhiu: Ambasadori Berishaj nuk i ik drejtësisë

Gjatë seancës në Kuvend u trajtua edhe skandali i ambasadorit Berishaj. Lidhur me këtë foli edhe ministrja Haxhiu.

Ajo theksoi se lidhur me rastin e ambasadorit Martin Berishaj, si Qeveria e Kosovës, ashtu edhe Presidenca e Kosovës kanë shfaqur qëndrimet e tyre mbi këtë problem.

Ministrja Haxhiu theksoi se rasti i ambasadorit Berishaj ka qenë një luftë në kuadër të zgjedhjeve në Slloveni.

Ajo, mes tjerash, shtoi se kryeministri në ardhje i Sllovenisë, Golob, ka treguar se Institucionet Financiare të Sllovenisë, kanë dëshmuar për rregullsinë e parave të futura në Slloveni.

Tutje, ministrja Haxhiu deklaroi se ambasadori Berishaj do të paraqitet para organeve të Republikës së Kosovës sa herë që paraqitet nevoja.

Konjufca-deputetëve: Kujdes në qasjen ndaj bartësve politikë sllovenë

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, mes tjerash u përmend edhe rasti i ambasadorit të Kosovës në Kroaci Martin Berishaj, i cili kohëve të fundit është vënë në shënjestër nga mediet sllovene për një skandal për shpëlarjen e parave, në vigjilje të zgjedhjeve të përgjithshme në Slloveni.

Lidhur me këtë, foli edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, i cili bëri thirrje deputetëve që të kenë kujdes në qasjen e çështjes sepse, siç tha ia, është tejet e ndjeshme.

“Duhet të keni kujdes në mënyrën e trajtimit të çështjes, të mos nënkuptohet si atak ndaj personit i cili nesër do të jetë kryeministër i atij shteti, i cili nesër mund ta vizitojë vendin tonë, prandaj ju ftoj që të mos marrë konotacion që ai të konsiderohet si shpëlarës i parave”,  deklaroi kryeparlmentari Konjufca.

Pozitë-opozitë, përplasje në Kuvend për energjinë e sigurinë

Deputetët në Kuvend vazhdojnë të mos pajtohen për formimin e Komisionit Hetimor për Energji.

Në seancën në Kuvendin e Kosovës fjalën hyrëse e mori kryetarja e GP të LVV-së, Mimoza Kusari Lila, e cila foli për sigurinë në vend.

Ajo foli për sulmet mbi Policinë e Kosovës nga persona ende të paidentifikuar. Këto sulme u karakterizuan dhe u dënuan nga ambasadat e akredituara në vendin tonë si terroriste, me qëllim frikësimin e qytetarëve dhe provokimin e organeve te sigurisë vend, ndërkohë që KFOR-i konfirmoi gatishmërinë për mbështetjen e organeve të rendit e sigurisës në rast nevoje.

Ajo më tej foli për rreziqet e sulmet qëmund të atakojnë vendin tonë, duke i cilëuar si hibirde, me lajme të rrejshme, etj. Tutje ajo, derisa kritikoi partitë opozitare që nuk po mund të dalin nga, siç tha ajo,  kurthi  propagandistik të luftës hibride, ftoi ata që të jenë në krah me qeverinë  për të dalë nga kjo situatë e palakmushme që gjendet vendi ynë.

Ndërkaq në emër të GP të PDK-së fjalën e mori deputetja nga radhët e kësaj partie, Blerta Deliu-Kodra, e cila kritikoi pozitën, e cila po injoron faktin që një nga ambasadorët tanë, ka shkaktuar skandal dhe ende nuk po merrret ndonjë vendim nga institucinet e vendit.

Ajo shtoi se në vend që të përqendrohemi në anëtarësimin e vendit tone në KE, kur Rusia është e përjashtuar, ne po merremi me skandale të përmasave të mëdha.

Ndërsa në emër të LDK-së foli  deputeti Besian Mustafa, i cili kritiokoi qasjen me standarde të dyfishta nga LVV, që dikur kritikonte, shantazhonte, linçonte personat që ishin në pozita shtetërore.

E në emër të GP të AAK-së foli deputeti Ramush Haradinaj, i cili kritikoi qeverinë në qasjen, siç tha ai, destruktive në investimet në vend, sidomos në fushën e energjetikës, duke kundërshtuar në mënyrë konsistente investimet amerikane në enregjetikë dhe në rrejtine  gazsjellësit në rajon.


MË SHUME NGA Lajme