Tahiri kërkon falje për sharjen
BKT
RTK
Lajme

Tahiri kërkon falje për sharjen

J.M

“Në asnjë rrethanë nuk e kam menduar, nuk e shaj asnjë deputet të Kuvendit të Kosovës. Nëse ka qenë në afekt për shkak të situatës, por kjo nuk i është drejtuar asnjë deputeti”.

Kështu deklaroi shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, i cili  kërkoi  falje për sharjen që bëri në seancën e sotme të Kuvendit.

“Kushdo që mund të ndihet i ofenduar, i kërkoj falje, por edhe qytetarëve, sepse pakënaqësinë time e shpreh në rrethana të tjera, por jo duke sharë”.

Kërkim falja nga deputeti opozitar ndodhi  pasi kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i kërkoi atij që ta bëjë një gjë të tillë duke i thënë se “një gjuhë e tillë nuk tolerohet brenda Kuvendit”.

Minuta më parë, Tahiri bëhej gati të fliste, por deputetët e Vetëvendosjes reaguan duke goditur tavolinat e Kuvendit dhe në moment, kur mikrofoni i shefit të grupit parlamentar të PDK-së ishte i ndezur, ai dëgjohet duke sharë.


MË SHUME NGA Lajme