Hovenier: Mirënjohje Osmanit e Kurtit për pjesëmarrje në funeral
J.M /RTKlive.com
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffry Hovenier, shprehu mirënjohjen e tij për pjesëmarrjen e drejtuesve të shtetit të Kosovës, në funeralin e ish-Sekretares amerikane të Shtetit Madeleine Albright.
“I nderuar nga prezenca e presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti, në ceremoninë e funeralit dhe homazhet ndaj Albright dhe kontributit të saj për lirinë, pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës”, shkroi Hovenier në Twitter.
Ceremonia u mbajt të mërkurën në katedralen Kombëtare në Washington, në praninë e presidentit Joe Biden, ish presidentëve Clinton, Bush, Obama, Trump e shumë personalitete të tjere të nivelit të lartë.
Mes tyre nga Kosova të pranishëm ishin edhe presidentja Osmani, kryeministri Kurti e ish presidentja Atifete Jahjaga dhe ish deputeti Faton Bislimi nga liga shqiptaro-amerikane.
























