Ballkani mposht Dritën në një sfidë të ‘çmendur’, Llapi fundos Malishevën
BKT
Sport

Ballkani mposht Dritën në një sfidë të ‘çmendur’, Llapi fundos Malishevën

Fatmir Bytyqi /RTKlive.com

Derbi i javës së 31-të në Superligën e Kosovës në futboll, mes Ballkanit dhe Dritës, është mbyllur me fitoren e nikoqirëve prej 3-2, në një sfidë të ‘çmendur’.

Dueli i dy skuadrave që kryesojnë renditjen tabelore, ka dhënë lojë të kënaqshme, me disa raste të mira, dhe pesë gola të realizuara.

Ilir Blakqori (49’), Nazmi Gripshi (54’) dhe Ermal Krasniqi (90+5’), shënuan nga një gol për fitoren e skuadrës së Ilir Dajës, kurse, për skuadrën mike shënuan Almir Kryeziu (78’) dhe Ardit Tahiri (89’). Pas kësaj fitore, Ballkani shkon në kuotën e 69 pikëve, 14 më shumë së përcjellësit Drita dhe Gjilani.

Ndërkohë, Llapi ka bërë hapin e madh në garën për një vend që çon në Evropë. Llapjanët mposhtën në udhëtim Malishevën, me rezultat 0-2.

Arbnor Ramadani (20’), më një supergol kaloj në epërsi prej 0-1, skuadrën e Tahir Batatinës, kurse, golin e dytë për Llapin e realizoi Adem Maliqi (90+2), skuadër kjo e cila tani ka 53 pikë në vendin e katërt, kurse, Malisheva mbetet në zonën e rrezikshme me 37 pikë të tubuara.