Ekipi i RTK-së pengohet nga zyrtari i SPS (VIDEO)
BKT
Në foto serbi i partisë SPS duke bërë presion. I njëjti verifikonte çdo qytetar që votonte.
Lajme

Ekipi i RTK-së pengohet nga zyrtari i SPS (VIDEO)

RTKlive.com

Kryetari i Komisionit Zgjedhor, Zvonimir Stojanovic nga partia SPS, në vendvotimin numër 6 në Tërnoc të Bujanocit, ka penguar ekipin e RTK-së për të marrë pamje dhe për të xhiruar në vendvotim.

Tensionet janë ngritur pasi bazuar në daljen e shqiptarëve në zgjedhje, pritet që Shaip Kamberi të fitojë mandatin e deputetit në Kuvendin e Serbisë. Me këtë rast, SPS e Ivica Daçiqit do të kishte një deputet më pak.

 


MË SHUME NGA Lajme