Kurti e Borrell diskutojnë për dialogun
BKT
Lajme

Kurti e Borrell diskutojnë për dialogun

Kryeministri Albin Kurti, i cili ndodhet në SHBA, ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një bashkëbisedim telefonik me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Twiter, Kurti ka treguar se me Borrellin është diskutuar situata aktuale rreth dialogut Kosovë-Serbi.

“Falënderoj Përfaqësuesin e Lartë Josep Borrell për thirrjen e tij nga Kili. Megjithëse të dy larg shtëpisë, në dy kontinente, por në një zonë kohore, gjetëm disa momente për të diskutuar situatën aktuale dhe për të ndjekur dialogun e ardhshëm në rajonin tonë. Ai përsëri falënderoi Kosovën për përafrimin me sanksionet e BE-së kundër Rusisë”, shkroi Kurti në llogarinë e tij në Twitter.


MË SHUME NGA Lajme