09:16 / 29.04.2022
Parashikimi i motit në Shqipëri, reshje shiu në disa zona
Moti në Shqipëri do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash gjatë gjithë ditës.
Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët në veri me vranësira mesatare dhe të dendura në qendër dhe jug. Reshje shiu me intensitet të ulët në mesditë deri pasdite në veri dhe pjesërisht në qendër. Në zonat malore shtrëngata shiu apo rrebeshe afatshkurtër shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim dhe shpejtësi mesatare 1-8m/s ndërsa në bregdet dhe lugina era hera-herës intensive dhe shpejtësi që arrin deri në 10-12m/s./atsh























