Distria Krasniqi rrëmben medaljen e bronztë në Evropian (E plotësuar)
BKT
Sport

Distria Krasniqi rrëmben medaljen e bronztë në Evropian (E plotësuar)

Fatmir Bytyqi /RTKlive.com

Xhudistja Distria Krasniqi i ka sjellë Kosovës medaljen e bronztë nga Kampionati Evropian që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Xhudistja jonë në duelin repezash në luftë për medalje të bronztë bëri paraqitje të fortë, duke mundur gjermanen Ballhaus në kategorinë 52 kg.

Në një sfidë të fortë që zgjati 10 minuta e 29 sekonda, Distria ia doli ta mposhte gjermanen, duke ia siguruar medaljen e parë Kosovës nga ky eveniment i madh i xhudos.

Eliminohet Loxha, mundet në duelin për medalje të bronztë

Xhudistja kosovare Flaka Loxha ka mbetur pa medalje në Evropianin që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Flaka është mundur nga garuesja çeke Vera Zemanova në duelin për medalje të bronztë. Xhudistja jonë në këtë eveniment të madh të Xhudos fitoje dy duele në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Ajo fillimisht mundi Snezhana Framatikova, derisa në rundin e dytë mposhti polaken Julia Kowalczyk, kurse në sfidën e tretë u mposht nga gjermania Pauline Starke në çerekfinale.

Fiton Distria, një hap larg medaljes së bronztë

Xhudistja jonë Distria Krasniqi është vetëm një hap larg medaljes së bronztë.

Krasniqi mundi xhudisten zvicerane, Fabienne Kocher në ndeshjen e parë të repesazhit në Evropianin që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Krasniqi vazhdoi garën në repesazh, pasi u mposht në çerekfinale nga nënkampionia olimpike në kategorinë deri në 52 kilogramë, Amandine Buchard.

Distria duelin e fundit për medalje të brozntë e zhvillon kundër fitueses së duelit Puljiz-Giuffrida.

Pas Distrisë, humbet edhe Flaka Loxha 

Pas Distria Krasniqit, humbje në çerekfinale ka pësuar edhe Flaka Loxha.

Kampionati Evropian i Xhudos po mbahet në Sofje të Bullgarisë. Loxha është mundur nga gjermania Pauline Starke.

Edhe Loxhën sikurse për Krasniqin, garat në këtë Evropian nuk kanë përfundura pasi që do ta kërkojë medaljen e bronztë përmes repesazhit.

Kujtojmë se Flaka në rrethin e parë e kishte mundur bullgaren Snezhana Gramatikova, derisa në duelin e dytë kishte mposhtur triumfuar polaken Julia Kowalczyk.

Humbet Distria

Distria mposhtet nga nënkampionia olimpike, por vazhdon garën për medalje në Evropian

Xhudistja Distria Krasniqi është mposhtur nga francezja Amandine Buchard në çerekfinalen e Evropianit që po mbahet në Sofje.

Xhudistja jonë u mund nga nënkampionia olimpike në kategorinë 52 kilogramë.

Në një duel të fortë, Distria u ndëshkua më karton të verdhë, që ndikoj në epilogun e këtij dueli.

Distria tashmë  do ta kërkojë medaljen e bronztë përmes repesazhit, ku i duhet t’i fitojë dy ndeshje.

 Distria Krasniqi kalon në çerekfinale, mposht Dimitrova

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi prek çerekfinalen e Kampionatit Evropian që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Xhudistja mundi bullgaren Gabriela Dimitrova me IPPON, duke kaluar në çerekfinalen të këtij Evropiani.

Distria tregoi performancë të mirë në duel me bullgaren dhe me meritë është kualifikuar në rundin tjetër, ku do të përballet me Amandine Buchard.

Flaka Loxha e nis furishëm Evropianin, mund bullgaren

Xhudistja jonë e mundi bullgaren Snezhana Gramatikova me IPPON, duel ky që përfundoi pak më parë.

Loxha tregoi formë të mirë duke arritur fitoren e parë në këtë eveniment të madh të xhudos.

Loxha në duelin e dytë ndeshet me polaken Julia Kowalczyk.

Ndërkaq, Distria Krasniqi rrethin e parë e kalojë pa luftë.