Abdixhiku: LDK synon gjithëpërfshirjen
Fadil Sertolli / RTKlive.com
Lidhja Demokratike e Kosovës po mbanë konventën programore me temën: “Lidhja për të ardhmen”. Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku në hapje të Konventës tha se arsyeja e thirrjes së saj është nisja e programit dhe politikbërjes së kësaj partie për temat madhore që e presin Kosovën.
I pari i LDK-së tha se për këto dy ditë të Konventës,do fokusohen në 28 fusha programore dhe do të përfshihen profesionistët më të mirë që kanë në parti dhe jashtë saj.
“Në ditën e parë të punës ne do të diskutojmë për 6 shtylla programore. Do të flasim për të ardhshmen e të djathtës në Kosovë, për politikën e jashtme, për zhvillimin ekonomik, arsimin, shëndetësinë, qeverisjen lokale dhe diasporën. Ne do të fokusohemi në 28 fusha tona programore dhe do të përfshihen profesionistët më të mirë”, tha Abdixhiku në fjalwn hyrëse tw Konventes.
Ai u shpreh se Konventa është mundësi jo vetëm e rigjenerimit,por formë mobilizuese e LDK-së.
“Angazhimi ynë politik do të shtrihet në qytet e fshat”, tha Abdixhiku.
Sipas tij, LDK tashmë është në vitin e dytë tw ekzistencës së vet politike dhe se historia saj është garanci e së ardhmes së shtetit tonë.
“Në krye të kësaj lidhje qëndron presidenti ynë Ibrahim Rugova”, u shpreh Abdixhiku.
Ndryshe, në këtë konventë janë të ftuar të gjithë delegatët e Kuvendit të LDK-së, anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm, anëtarët e Kryesisë, kryetarët dhe Kryesitë e Degëve, deputetët e LDK-së në Kuvendin e Kosovës, kryetarët e Komunave nga radhët e LDK-së, asamblistët e Kuvendeve Komunale, grupet e ekspertëve, themelues dhe strukturat e tjera të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Po ashtu në këtë konventë, në LDK thonë se do të hapet debati gjithëpërfshirës rreth vizionit, orientimeve themelore dhe platformës programore të LDK-së.























