Qeveria vendos të shtyjë gjendjen e emergjencës deri më 31 dhjetor 2022
BKT
Shqipëri

Qeveria vendos të shtyjë gjendjen e emergjencës deri më 31 dhjetor 2022

"Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “ç”, të pikës 1, të nenit 90, të ligjit nr.43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave dhe të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në vendimin nr.584, datë 8.10.2021, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime:

Pika 3 shfuqizohet.

Pika 5 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“5. Gjendja e emergjencës në furnizimin me energji elektrike i shtrin efektet deri më 31 dhjetor 2022", thuhet në vendim e qeverisë./RTSH


MË SHUME NGA Shqipëri