Ambasadorja Demiri takim me kolonelin izraelit, Itsik në Jerusalem
Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, ka mbajtur takim me kolonelin rezervist të Forcave Mbrojtëse të Izraelit, Ronen Itsik.
Për këtë takim në ambasadën e Kosovës në Jerusalem, ka njoftuar vetë ambasadorja Demiri në profilin e saj në Facebook.
“Në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Jerusalem, e prita në takim kolonelin në rezervë të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, z. Ronen Itsik, anëtar i Forumit të Mbrojtjes dhe Sigurisë së Izraelit (IDSF/Habithonistim). Koloneli z. Itsik prezantoi punën e tij profesionale dhe kërkimore-shkencore në ekzaminimin e marrëdhënieve civilo-ushtarake, gjegjësisht në atë që njihet si “citizen-soldier military” – një ushtri e përbërë nga qytetarë të thjeshtë dhe jo ushtarë profesionistë”, ka shkruar Demiri.























