Aksidenti me autobuzin e Unazës që përfundoi në Lanë
BKT
Shqipëri

Aksidenti me autobuzin e Unazës që përfundoi në Lanë

Policia ka dhënë një informacion zyrtarë, lidhur me ngjarjen, ku një autobuz i linjës së Unazës, përfundoi në Lanë. Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur pasi një automjet është përplasur me autobusin dhe shoferi ka humbur kontrollin duke përfunduar në Lanë.

"Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, se në afërsi të Kinema Agimi, një autobus është përplasur me një mjet dhe si pasojë ka rënë në Lumin Lana, bëjmë me dije se janë paraqitur për kontroll mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, shtetasit M. K., 62 vjeç, (drejtuesi i autobusit), A. K., 61 vjeç, (faturino), pasagjerja e autobusit, shtetasja F. Ç., 64 vjeçe, shtetasi J. R., 27 vjeç (drejtuesi i mjetit) dhe shtetasi A. H., 27 vjeç, (pasagjeri i mjetit).", thuhet në njoftimin e policisë.   /rtsh.al/


MË SHUME NGA Shqipëri