23:06 / 29.04.2022
PSG vetëm barazim me Strasbourg
PSG nuk ka shkuar më shumë se sa barazim me Strasbourg në ndeshjen e të premtës të vlefshme për Ligue 1.
Ndeshja është mbyllur baraz 3-3.
Kylian Mbappe realizoi dy herë për PSG derisa një gol e shënoi edhe Achraf Hakimi.
Gameiro dhe Anthony Caci shënuan për Strasbourg, ndvrsa Marco Verratti realizoi autogol.
Në tabelë, PSG gjendet në pozitën e parë me 79 pikë, ndërsa Strasbourg në vendin e pestë me 57 pikë.
UK























